Instagram tani filtron komentet negative

43

Instagram po përmirëson filtrin per komentimit ofensive, duke zgjeruar atë për të filtruar automatikisht komentet e ngacmimeve “që përmbajnë sulme ndaj pamjes ose karakterit të një personi, si dhe kërcënime për mirëqenien ose shëndetin e një personi”.

Filtri i komenteve u prezantua fillimisht vitin e kaluar, me një fokus në komentet toksike dhe ndarëse, por përditësimi sot perfshin edhe kuptimin e fshehur për të përfshirë llojet e lartpërmendura të komenteve. Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të çaktivizojnë filtrin nëse dëshirojnë të shohin komentet e pakoendeshme në feed-in e tyre gjithashtu, por ky opsion do të aktivizohet “by default”.

Tani për tani, filtri i ri anti-ngacmimeve po fillon vetëm për komentet në anglisht, spanjisht, portugalisht, arabisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, japonisht dhe mandarin, dhe Instagram ka në plan ta ofrojë edhe në gjuhë të tjera edhe në të ardhmen.