GoPro prezanton modelin e ri të kamerave të trupit

9

GoPro, kompania më e madhe e prodhimit të kamerave të trupit, publikoi produktin e saj më të ri, Fusion.

Bëhet fjalë për një kamer në gjendje që të regjistrojë në cilësinë më të lartë video dhe foto 360 gradë.

Fusion është e pajisur me teknologjinë e stabilizimit të imazhit, sistem që kap audion në çdo mjedis dhe rezistuese ndaj ujit, që do të thotë se me të mund të filmohet në një thellësi prej disa metrash nën ujë.

Produkti i ri i GoPro nga analistët shihet si një përpjekje e kompanisë për të reduktuar 506 milionë dollarët që ka humbur në dy vitet e fundit.

Fusion do të dalë në treg në muajin nëntor dhe do të kushtojë 700 dollarë.