Gmail tani ju shtyn të përgjigjeni email-eve të vjetër nepermjet AI

18

Gmail ka qenë shpesh në lajme këto kohe. Së pari, ka pasur ndërfaqen e ridizenjuar të përdoruesit. Pastaj, me Smart Compose ju kurrë nuk duhet të shtypni manualisht një email të tërë përsëri.

Dhe tani Google po shton edhe një tipar të ri. Shërbimi do t’ju shtyjë të përgjigjeni në emailet që mund t’i keni humbur (dhe që keni marrë disa ditë më parë). Përveç kësaj, mund t’ju shtyjë të përcillni postën elektronike për të cilën nuk keni marrë përgjigje.

Ky është një funksion “AI-powered”, kështu që qëllimi nuk është të jetë i bezdisshëm, por i dobishëm. Shpresojmë se do të jetë në gjendje të dallojë saktësisht se cilat janë mesazhet më të rëndësishme për ju dhe vetëm t’ju shtyjë në lidhje me ato.