Energjia e Rinovueshme do të kushtojë më pak se gazet fosile në 2020

59

Kostoja e energjisë së rinovueshme po ulet cdo ditë dhe do të përbëjë një burim elektriciteti më të lirë se forma tradicionale ku mund të përmendim gazet fosile të cilat po rrisin shkallën e ngrohjes globale.Ky është pohimi më i fundit nga Agjensia Internacionale e Energjisë së Rinovueshme.

Organizata,e cila përbëhet nga më shumë se 150 shtete pjesëmarrëse,deklaron se kosto e fuqisë gjeneruese të erës është ulur me 23% që nga 2010,ndërsa kosto fotovoltaike e elektricitetit është ulur me 73%.Nisur nga këto statistika,mendohet se energjia e rinovueshme do të konkurrojë fort dhe denjësisht energjinë e djegshme në cmim.

Kjo do të sjellë benefite edhe për qeveritë si dhe korporatat e mëdha të cilat do të kenë mundësinë të ndërtojnë skema të reja dhe fitimprurëse ku kryefjala do të jetë “energjia e pastër”,e cila nga ana tjetër do të ulë kërkesën për vaj,qymyr dhe gaz natyral.

Për sa kohë që energjia solare dhe ajo e erës po udhëheqin këtë nismë,teknologji të tjera simotra po bëhen gjithnjë e më konkurruese.Kostoja e kësaj forme energjie është përllogaritur nga $0.06-$0.10 KWH.