Dyson 360 Eye ju garanton një shtëpi të pastër

29

Ki kujdes, Roomba. Nëse ka ndonjë gjë që inxhinierët kuptojnë në Dyson, është se si të krijojne një produkt funksional. Dyson ka krijuar 360 Eye, i cili pretendon të ketë thithjen më të fuqishme të çdo vakumi robot. Me karakteristika të reja të tilla si një motor dixhital i fuqishëm, teknologjia me lente panoramike  që ndihmojnë paisjen të lëvize nëpër sipërfaqe të ndryshme në të gjithë shtëpinë tuaj, Eye 360 po përpiqet të revolucionojë kuptimin e një shtëpie të pastër. Çmimi për Dyson 360 nuk është shpallur zyrtarisht për një treg global, por aktualisht është në dispozicion në Japoni për afërsisht $ 1,250. Modelet e para u prezantuan pranverën e kaluar, qe lancohet në Shtetet e Bashkuara dhe në tregjet evropiane që thuhet se do të ndjekin më pas këtë vit.