Disney World,jo vetëm argëtim…

14

A e keni pyetur veten pse Disney World ka qeverinë e vet?

Është një pyetje që na kuriozon të gjithëve.

Në vitin 1965 Walt Disney filloi të blejë truall për ndërtimin e parkut gjigand në Florida.Suksesi i madh i Disneyland e ndërgjegjësoi Disney për ndërtimin e një parku të dytë në Bregun Lindor dhe rriti dëshirën e tij për të kontrolluar një zonë akoma më të madhe.

Distrikti përfshin dy bashkitë:Bay Lake dhe Lake Buena Vista,ku pronarët e truallit brenda distriktit mund të votojnë për qeverinë.E veçanta tjetër është se ata kanë ndërtuar një rrjet personal shërbimesh si ujësjellësi,transporti,emergjencat civile duke mos u ndikuar nga infrastruktura rrethuese.

Gjithashtu Disney World e ka shndërruar Floridën Qëndrore në një destinacion turistik me zhvillim të lartë ekonomik.

Ky distrikt përbën një burim punësimi për njerëzit që jetojnë në atë zonë ku numri arrin në 62000.