Deutsche Telekom me cilësinë më të mirë të rrjetit 4G në Europë

22

Deutsche Telekom arriti vlerat më të larta në testimet e komunikimeve celulare të vitit 2017, në Gjermani dhe në të gjitha vendet ku kryen aktivitetin. Kompanitë e Grupit Deutsche Telekom rezultuan më të mirat në shumë testime, veçanërisht gjatë tremujorit të fundit të këtij viti. Ato janë vlerësuar për rrjetin më të mirë, performancën më të mirë, si edhe cilësinë më të mirë. Në secilin vend, është testuar cilësia e transmetimit të zërit dhe të të dhënave nga të gjithë operatorët përkatës.

Kompanitë e Grupit Deutsche Telekom në Greqi, Kroaci, Hungari, Poloni, Sllovaki, Republikën Çeke, Ish Republikën Federale të Maqedonisë dhe Mal të Zi janë shpallur “me rezultatet më të mira në testim”, pra me rezultatet e përgjithshme më të mira përsa i përket cilësisë së zërit dhe internetit. Performanca e Telekom Albania dhe Telekom Romania është e jashtëzakonshme, të dy operatorët kryesojnë në performancën e transmetimit të të dhënave. Edhe T-Mobile në Austri ka arritur rezultate të shkëlqyera në testime. Kompanitë europiane të Grupit Deutsche Telekom arritën 86% të rezultatit maksimal për performancën e rrjetit.

 

Metodat e Testimit

Baza e testimeve dhe renditjes së rrjeteve të komunikimit celular në Europë janë njohuritë e ekspertëve të rrjetit të “P3 Communications”, një kompani e dalë nga Instituti Fraunhofer, në Gjermani. P3 ofron që prej vitit 2001 konsulencë në teknologji dhe shërbime testimi për rrjetet celularë, shërbimet celulare dhe pajisjet e përdoruesve fundorë. Së fundmi P3 ka forcuar kriteret e vlerësimit në testimet e veta, megjithatë Grupi Deutsche Telekom vazhdon të kryesojë.