BlackBerry:Kompania celulare më e rëndësishme në të ardhmen?

61

Smartphone-t po shndërrohen në pjesën më vitale të përditshmërisë dhe punës sonë.

Shumica prej nesh i përdorin për komunikim por në të vërtetë ato po zëvëndësojnë portofolët dhe kartat tona të kreditit.Në qoftë se ky trend vazhdon me këto ritme,nuk do të jetë e largët dita kur aparatet tona smart do t’i përdorim për cdo gjë:nga aksesi i llogarive bankare deri tek regjistrimet mjekësore.

Por ekziston edhe një problem që duhet trajtuar:SIGURIA.Në fokus të kompanisë BlackBerry qëndron pikërisht siguria e identitetit të përdoruesëve.Software ofron një mjedis të sigurtë duke mos i lejuar sulmuesit të performojnë sulme të suksesshme.BlackBerry ka shtuar shkallën e mbrojtjes për Wifi,VPN,NFC për mbrojtjen e të dhënave përgjatë rrjetit dhe ka opsionin për enkriptimin e mesazheve në mënyrë dixhitale që ju dërgoni me S/MIME.

Në qoftë se ju humb telefoni,enkriptimi full-disk mbron informacionin tuaj privat.