Blackberry më në fund heq dorë nga tastiera

    24

    Ndonjëherë kthehen. Dhe tashmë ka dalë dhe BlackBerry Motion, smartphone i dytë me firmën kanadeze por produktin kinez të Tcl, që ka blerë të drejtat e emrit.

    Ndryshe nga modeli i parë, KeyOne, pajisja e re heq dorë nga karakteristika e përhershme e BlackBerry, tastiera fizike.

    I prezantuar në Dubai gjatë eventit Gitex 2017, Motion është një smartphone Android i fashës së mesme me ekran 5.5 polsh, procesor Snapdragon 625 Qualcomm, 4GB Ram dhe 32 GB memorie e brendshme. Pika e saj e fortë është bateria prej 4.000 mAh, me suport QuickCharge 3.0 për karrikim të shpejtë, që sipas prodhuesve mban deri në 32 orë bateri.

    Mes karakteristikave të tjera është fotokamera e pasme prej 12 megapiksel dhe ajo e përparme prej 8 megapiksel, lexuesi i gjurmëve dixhitale dhe rezitent ndaj ujit dhe pluhurave. Fillimisht do të shitet në Lindjen e Mesme me një çmim prej 460 dollarë.