Bankat marrin masa kundër Bitcoin

16
Bitcoins and a ten pound note are seen in this illustration picture taken September 27, 2017. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration - RC154057B230

Masat paraprake kanë filluar kundrejt Bitcoin,pasi u deklarua një renie drastike e vlerës së tyre.Bitcoin po popullarizohet shumë kohët e fundit dhe individë të shumtë po rrezikojnë fitimet e tyre pasi po investojnë shumë në kriptokurrencinë e cila nuk është legjitimuar akoma.

Disa nga bankat më të fuqishme në botë,kanë parandaluar klientët e tyre në përdorimin e kartave të kreditit për blerjen e bitcoin.

Në Mbretërinë e Bashkuar Lloyds Banking Group deklaroi se nuk do të pranojë trnsaksione që përfshijnë blerjen e monedhave dixhitale përmes kartave te kreditit.

Luhatja e menjëhershme e rritjes dhe rënies së cmimit të bitcoin ka ndikuar në përfshirjen në borxhe të klientëve ekzistues.

Bitcoin në muajin dhjetor arriti kulminacionin e vet duke kapur vlerën prej rreth 20000 dollarë,ndërsa për këtë vit ka rënë me 40% duke arritur në 8000 dollarë.