Apple TV 4K nuk ka mjaftueshëm fuqi për të shkarkuar në 4K nga iTunes

Televizioni 4K i Apple është pritur pozitivisht nga përdoruesit pas daljes së tij në treg, pasi që ai posedon mundësinë e shikimit të filmave në kualitetin 4K.

10

Televizioni 4K i Apple është pritur pozitivisht nga përdoruesit pas daljes së tij në treg, pasi që ai posedon mundësinë e shikimit të filmave në kualitetin 4K.

MacRumors shkruan se megjithatë përdoruesit nuk mund të shkarkojnë filmat 4K nga iTunes, por vetëm në HD, pasi që 4K është në dispozicion vetëm në transmetim.

Ky është një fakt dëshpërues nëse ndonjëherë doni të shikoni një film pa lidhje interneti.

Çmimi i filmave 4K të Apple është i madh, por nuk është e qartë pse kompania bllokon shkarkimin e videos 4K.

MacRumors nxjerr në pah, se kjo mund të jetë një çështje e licencimit, pasi studiot e filmave donin që Apple të ngarkonte më shumë përmbajtjen 4K.