Apple ndryshon cilësimet e Iphone në mbrojtje të përdoruesve

16

Apple ka thënë se do të ndryshojë cilësimet e iPhone për të bllokuar një metodë të përdorur nga policia dhe agjencitë e inteligjencës për t’u futur në pajisje.

Gjiganti i teknologjisë tha se po synonte të mbronte të gjithë konsumatorët, veçanërisht ato në vendet ku telefonat janë marrë në mënyrë rutinore nga policia apo kriminelët.

Apple tha se do të ndryshojë parametrat e parazgjedhur në sistemin operativ iPhone për të ndërprerë komunikimin përmes portit të ngarkimit kur një telefon nuk është hapur për më shumë se një orë.

Apple filloi të punojë në çështjen USB përpara se të mësonte se ishte përdorur gjerësisht nga policia. Studiuesit e sigurisë vlerësojnë se ndryshimet në kodin e sistemit operativ të iPhone mund të shkurtojnë aksesin në pajisje deri në 90%.

Apple ka qenë një kundërshtar i spikatur i kërkesave nga autoritetet për të krijuar legjislacion që i detyron kompanitë e teknologjisë të mbajnë qasje në pajisjet e përdoruesve.