Allo arrin mbi 1 milion shkarkime në vetëm tre ditë

27

Allo ka shënuar majën e grafikut të aplikacioneve më të shkarkuara në Play Store dhe kjo në ditën e tretë të lançimit të tij ku numëroi më shumë se një milionë shkarkime gjithsej.

Aplikacioni ka marrë komente të ndryshme, me shumë që vlerësuan cilësinë e asistentit të inteligjencës artificiale dhe të tjerë që kritikuan cilësinë e sigurisë së përdorimit të aplikacionit.

Sipas Google Play Store, Allo ka një vlerësim prej 4.2 nga 5 për versionin e tanishëm dhe renditet në grupin e 1 – 5 milion shkarkimeve. 

Ndërkohë që edhe aplikacioni tjetër i Google i lançuar para pak ditësh, Duo duket se po ecën po kaq mirë, pasi ka marrë mbi 5 milionë shkarkime brenda javës së parë.