A është ky sekreti i japonezëve për një jetë të gjatë,të shëndetshme dhe të lumtur?

37

     

Cila është arsyeja juaj për të cilën ngriheni cdo mëngjes dhe startoni ditën?

Në qoftë se po mendoheni akoma për përgjigjen,ky artikull mund t’iu ndihmojë paksa.

Po flasim për një vend me popullsinë më të vjetër në botë,duke e identifikuar edhe me idenë e të jetuarit më gjatë dhe shëndetshëm.Duke qënë se koncepti i tyre nuk ka përkthim të drejpërdrejtë në asnjë gjuhë të botës,studiuesit kanë mundur të japin këtë shpjegim:

Fjala ikiru do të thotë “për të jetuar” dhe kai do të thotë “realizimi i atyre cfarë shpresojmë”.Së bashku,këto përcaktime krijojnë konceptin e “arsyes për të jetuar”.

Studiuesit theksojnë se koncepti ikigai do të na drejtojë për një jetë më të mirë sepse gjithmonë do të ekzistojë një arsye e fortë për të jetuar.