6 aplikacionet që ju mund të përdorni për të gjetur pajisjet e humbura

99

E gjeni veten papritur në një situatë ku ju ka humbur smartphone?Kjo do të përbënte një problem shumë të madh.Për të rigjetur pajisjet që ju kanë humbur ne po ju prezantojmë me aplikacionet që ju ndihmojnë.

Apple:Find My iPhone/iPad/Mac

Klikoni Settings dhe më pas vendosni AppleID.Zgjidhni pajisjen tuaj dhe selektoni Find My Phone.Në një kompjuter klikoni System Preferences dhe më pas iCloud.Hapi tjetër është Find My Mac.

Opsioni i kyçjes është i domosdoshëm sepse në momentin e humbjes pajisja afishon një custom message dhe mbron të dhënat tuaja personale.

Android:Find My Device

Klikoni Settings dhe më pas Security & location.Hapi i rradhës është instalimi i aplikacionit Find My Device në aparat ose tablet.

Samsung:Find My Mobile

Klikoni Settings,Lock Screen and Security dhe zgjidhni Find My Mobile.Në këtë menu sigurohuni që Remote Controls të jetë On kështu që ju mund të kontrolloni telefonin apo tabletin tuaj nga një pajisje tjetër.

Sistemet Operative: Prey

Prey punon në të gjitha sistemet operative si Android,Samsung,Windows.Plus që ofron cilësi të tjera si psh aftësinë për të fotografuar nga kamera e pajisjes për të parë aktivitetin duke ju lejuar të mësoni mbi profilin e hajdutit.

Gjurmuesi Fizik:Tile

Software nuk është mënyra e vetme për të gjurmuar pajisjen tuaj.Ju mund t’i bashkangjisni një Tile Tracker kompakt.Gjurmuesi komunikon me një aplikacion shoqërues përmes bluetooth në një rang prej 200 feet.

TrackR

Ngjason me Tile por me një ndryshim të vogël:Rangu i TrackR arrin deri në 100 feet.Në qoftë se ju keni një pajisje Amazon Echo në shtëpi,ju mund të përdorni komandën e TrackR Alexa.